Pse të zgjidhni Akademinë Progress?
Akademia Progress me qendër në Durrës u projektua dhe u realizua si pasojë e kërkesës së tregut të punës për staf të kualifikuar dhe me eksperiencë nga ana e punëdhënësve si dhe kërkesës së studentëve për tu punësuar por që ju mungon plotësimi I kriterit aq shumë të kërkuar (EKSPERIENCË PUNE). Në pamundësi të punëkërkuesit për të patur eksperiencën e duhur, ne sollëm si zgjidhje për ta Trajnimet Profesionale me një staf të kualifikuar në fushat më të kërkuara të tregut të punës. Financë, Drejtësi, Menaxhim, Marketing, Programim.
Një nga zgjidhjet e tjera të ofruara nga Akademia jonë për t’iu përshtatur dhe ardhur në ndihmë në këto kohë të vështira që po kalojmë është programi “Pas Shkolle” për fëmijët nga klasa e 1-rë në klasë të 12-të. Kemi krijuar një staf të kualifikuar për të ndihmuar fëmijën tuaj në çdo paqartësi të proçesit mësimor dhe për të mos I mohuar fëmijës mundësinë e krijimit të themeleve të forta të dijes aq të vlefshme për vazhdimësinë e rrugëtimit të suksesit të tij/saj individual. Nga klasa e 1-rë në klasë të 5-të Programi “Pas Shkolle” konsiston në pregatitjen dhe zgjidhjen e çdo paqartësie në orarin mësimor. Kurse të lëndëve Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Sociologji nga klasa 5-të në klasë të 12-të. Individual ose grup (max 4 veta)
Risia e Akademisë Progress është mësimi I Teknikës së Meditimit Transcendental. Një teknikë pak e njohur por jashtëzakonisht produktive për këdo që e mëson dhe e praktikon. Mësimi I teknikës së Meditimit Transcendental është për çdo person I cili ka si qëllim kryesor ZHVILLIMIN INDIVIDUAL. Është një teknikë e thjeshtë që na lidh me burimin e të gjithë energjisë tonë, kreativitetin dhe inteligjencën. Shpërbën stresin për të përmirësuar mendjen dhe trupin, emocionet dhe marrëdheniet.
Ju njohim me disa përfitime që merr nga Teknika e Meditimit Transcendental. Përfitime që njihen shkencërisht: Reduktim I Ankthit dhe Depresionit; Zvogëlim I Rrezikut të Infarktit dhe Goditjes në Zemër; Më Shumë Energji; Përmirëson Kujtesën; Rrit Vetëvlerësimin; Rritje e Funksionimit të Trurit dhe Kreativitetit; Lufton Veset; Reduktim I Pagjumsisë; Elasticitet Më I Madh;