MEDITIMI TRANSCENDENTAL
Kur mëndja arrin në gjëndjen e harmonisë dhe paqes së brëndshme trupi rigjeneron vetveten.

Çfarë është MT?
Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë që praktikohet 20 minuta 2 herë në ditë ndërkohë që ulemi sa më rehatshëm.
Nuk është një fe, filozofi, apo stil jetese. Mbi gjashtë milion njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe feve kanë mësuar MT.
Dobitë shëndetësore të MT të vërtetuara shkencërisht
Qindra studime kërkimore të publikuara mbi teknikën e MT kanë dëshmuar efektivitetin mbi stresin dhe ankthin në funksionimin e trurit, shëndetin kardiovaskular dhe më shumë.
Elasticitet më i madh ndaj stresit. Jeta e përditshme moderne është gjithnjë e më shumë komplekse dhe stresuese. A je i stresuar? Provo MT. Medito për një zemër më të shëndetshme.
Studimet shkencore tregojnë që ulja e tensionit të gjakut dhe reduktimi i infarktit në zemër janë disa nga dobitë e zemrës nga MT. Përmirëso qartësinë e mendjes dhe kreativitetin.
Gjëndja qetësisht vigjilente e MT na lejon të prekim momentet e ndriçimit, duke shpalosur potencialin e plotë. Redukto ankthin e përditshëm.
Praktika e rregullt e MT na jep një gjëndje mendore më pozitive, më të ndritshme. Një teknikë e thjeshtë që na lidh me burimin e të gjithë energjisë tonë, kreativitetin dhe inteligjencën, duke shpërbërë stresin për të përmirësuar mendjen dhe trupin, emocionet dhe marrëdhëniet.
Si mund të mësoj?
Mësojeni MT:
(4 ditë të njëpasnjëshme)

Bashkohu klases sot!

Dita 1
Instruksioni personal (1-2 orë).
Instruksion personal mbi teknikën MT me një mësues MT të çertifikuar.

Dita 2 deri në 4:
Seanca me grupe të vogla (1-1.5 orë)
Drejtim dhe instruksion shtesë mbi teknikën e MT bazuar në eksperiencën tuaj personale.

Në përfundim
Sapo të keni mësuar MT do të keni gjithçka që ju nevojitet për të medituar siç duhet.
Përgjatë katër muajve të parë ne rekomandojmë “kontrolle meditimi” falas mujore në grup apo personale për të siguruar që MT është i thjeshtë dhe i kënaqshëm dhe po përfitoni të gjitha dobitë.
Pse të zgjedhësh Meditimin Transcendental?
Është MT e thjeshtë për t’u praktikuar?
Po, është e thjeshtë, e kënaqshme dhe nuk kërkon ndryshime në mënyrën e jetesës. Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë, pa mundim, që ripërtërin mendjen dhe trupin.
Po sikur mos të jem i/e mirë në kontrollin e mendjes?
Nuk ka problem. Ndryshe nga format e tjera të meditimit, praktika e Meditimit Transcendental nuk përfshin përqëndrim, kontroll të mendjes, soditje, apo monitorim të mendimeve. Çdokush mund ta bëjë, dhe fëmijët me Çrregullimin e Hiperaktivitetit dhe Mungesës së Vëmendjes po ashtu dhe ushtarët me Çrregullimin e Stresit Post-Traumatik.
Po sikur mos të kem kohë të meditoj?
Sapo të filloni të praktikoni MT, dobitë në jetën tuaj do të jenë aq të mëdha saqë do të gjeni kohë për të medituar rregullisht, po aq natyrshëm sa kur lani dhëmbët.

BENEFITET E MEDITIMIT TRANSCENDENTAL

LUFTON VESET

MË SHUMË ENERGJI

REDUKTIM I ANKTHIT DHE DEPRESIONIT


PËRMIRËSON KUJTESËN

RRIT VETËVLERËSIMIN

ZVOGËLIM I RREZIKUT TË INFARKTIT DHE GODITJES NË ZEMËR
Njihu me mësuesin tonë

Justin Goçi
Keshillues i Trajtimit te Jetes
Justin Goçi – Life-coach (keshillues i trajtimit te jetes) Eksperti i Meditimit, Meditimit Transcendental, i implementimit te Meditimit edhe Meditimit Transcendental ne shkolla dhe universitete te trevave shqiptare dhe Zhvillues i Potencialit te Plote mendor dhe shendetesor te individit.
Inovator i trajtimit te ankthit, depresionit, pagjumesise edhe dhimbjet kronike te kokes nepermjet praktikave natyrale edhe te kenaqshme me dije edhe pa medikamente.
Justin Goçi eshte Drejtori Nacional i Levizjes Globale te Meditimit Transcendental ne Shqiperi dhe Kosove, i deleguar nga Organizata Globale e Meditimit Transcendental e Maharishi Mahesh Yogi-t, ku ky i fundit eshte cilesuar si nje nga njerezit me inteligjente te planetit.
Mesuesi Justin Goçi ka 6 vite qe instrukton Meditimin Transcendental ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni me mbi 400 kurse dhe mbi 500 prezantime te Meditimit dhe Meditimit Transcendental, ku deri me sot ka instruktuar disa mijera individ. Ai aktualisht eshte Eksperti me i arrire ne baze te arritjeve ne kete lami edhe mbi dijen e meditimit ne trevat shqipetare i cili tashme do te veproje rregullisht qe ketej e tutje ne Durres te Qendra jone.