AVANTAZHET E BASHKEPUNIMIT ME AGJENSI REKRUTIMI. Të gjithë e dimë që qëllimi kryesor i një Agjensie Ndërmjetësimi është të ndihmoj punëkërkuesit të gjejnë pozicionin e duhur te punës. Gjithashtu dhe kompanitë të kenë personin e duhur për pozicionin e kërkuar. Fatkeqësisht, jo te gjithë i kuptojnë benefitet që vinë kur bashkëpunon me një Agjensi Ndërmjetësimi.

Të bashkëpunosh me një Agjensi Ndërmjetësimi mund të ketë shumë përfitime. Këto janë avantazhet e bashkepunimit me agjensi rekrutimi

1: PUNËSIM I SHPEJTË

AVANTAZHET E BASHKEPUNIMIT ME AGJENSI REKRUTIMI

Nëse bashkëpunoni me një Agjensi Ndërmjetësimi do e zvogëloj kohën që ju duhet për të mbushur pozicionin vakant. Një Agjensi Rekrutimi mund të gjejë kandidatë shumë më shpejt se ju.

Ne kemi potenciale në data bazën tonë dhe përditësim kandidatësh për pozicione të ndryshme pune. Një rrjet njoftimesh të ndryshme dhe gjithashtu intervista që bëhet me ne ndihmon të kuptojmë të gjitha aftësite që ju duhen për personin e duhur.
Kjo do të thotë që të vetmit kandidatë që Agjensia ju sugjeron janë të duhurit përsa i përket kritereve që keni vendosur. E gjitha kjo ndihmon në shkurtimin e kohës suaj për punësim!

2: KUALITET I LARTË KANDIDATËSH

Bashkëpunimi me një Agjensi Ndërmjetësimi rrit mundësine tuaj për tu njohur me kandidatë potencial. Ju do të njihni vetëm kandidatë që tashmë janë vlerësuar dhe intervistuar me kujdes.
Si një Agjensi Ndërmjetësimi ne kemi të bëjmë me kandidatë të ndryshëm në përditshmëri dhe jemi ekspert gjatë intervistës. Përmes metoda praktikash më të mira, ne i kuptojmë nevojat e kandidatëve tanë dhe kërkesat tuaja për të bërë një ndërmjetësim sa më të suksesshëm.

3: NjOHURI TË SPECIALIZUARA TE REKRUTIMIT

Duke qenë se kompania juaj zhvillohet dita ditës dhe hapen vënde pune vakante ku burimet njerëzore të juajat të brendshme mund të kenë nevojë të zhvillojnë intervista komplekse për pozicione me të cilat nuk njihen mirë ende.
Një Agjensi Ndërmjetësimi ka stafin e rekrutimit që është i specializuar të ketë njohuri më të mirë të roleve teknike dhe aftësive të nevojshme për ta. Ne jemi gjithashtu në gjëndje të dallojmë aftësitë e transferueshme që të tjerët mund të mos i vënë re.

4: FOKUSIMI NË SHERBIMIN E KLIENTIT

Puna më e madhe që bën një rekrutues vjen përpara cdo pagese që kryhet. Nëse një ndërmjetësim nuk është i suksesshëm nuk tarifohen për punën e bërë.
Ju siguron që ne fokusohemi që t’iu njohim me kandidatin/en më të mirë për pozicionet vakante – ata që vërtetë duan të punojnë me ju.

5: NJOHJA E TREGUT

Gjatë bisedave me të dy palët, kandidatët dhe punëdhënësit, rekrutuesit fitojnë informacionin e duhur për sektorin e pozicionit vakant. Ata mund t’iu sigurojnë njohuri të brëndshme dhe keshillimin e duhur. Kjo është një pjesë thelbësore e punës sonë.
Kur bashkëpunoni me një Agjensi Ndërmjetësimi ju fitoni njohuri për normat e pagave, aftësitë e disponueshme, ndërlikimet aktuale të punësimit madje dhe tendencat e tregut, me të cilat ju mund të mos jeni njohur ndonjëherë.

6: SHPËRNDARJE E GJERË

Jo të gjithë kandidatët e mirë janë vazhdimisht duke kërkuar për pozicione të reja pune. Agjensitë e Ndërmjetësimit i quajnë ata “talente pasive” dhe marrin pak më shumë kohë për tu gjetur.
Ka shumë mundësi që rekrutuesit tanë e dinë se kush janë këto kandidatë, si t’i kontaktojnë dhe ç’është më e rëndësishme ne dimë si t’i nxisim ata që të bëjnë një lëvizje të zgjuar – nje benefit tjetër i bashkëpunimit me Agjensi Ndërmjetesimi.

7: KJO ËSHTË AJO SE CFARË NE BËJMË!

Avantazhi më kryesor i bashkëpunimit me ne është që kjo është ajo cfarë ne bëjmë!
Ne shkruajmë reklama tërheqëse për punë që të maksimizojmë personat që aplikojnë. Ne i kontaktojmë dhe intervistojmë menjëherë kandidatët që kanë aplikuar për të evidentuar të duhurit. Ne punojmë ditë për ditë për të përmbushur nevojat tuaja të punësimit. Qellimi ynë kryesor është t’ju gjejmë talentin kryesor që ju nevojitet.

JU NEVOJITET NJË AGJENSI REKRUTIMI DHE NDËRMJETËSIMI? FILLO PUNO ME NE!

Nuk ka qenë kurrë më e lehtë që të kurseni kohë, të gjeni kandidatët e duhur dhe të zënë pozicionet tuaja vakante sa më shpejt dhe më mirë me ndihmën tonë. Ne jemi në kontakt të përditshëm me partnerët tanë për të përcaktuar aftësitë dhe kualifikimet thelbësore që janë të nevojshme për të pasur një ndërmjetësim sa më të suksesshëm.

NESE PO KERKONI TË PLOTËSONI SA MË SHPEJT VËNDET VAKANTE ME KANDIDATË TË KUALIFIKUAR, LIDHUNI ME NE SOT! LE TË PUNOJMË SË BASHKU QË JU TË KENI STAFIN E DUHUR DHE SHUMËKERKUAR!

Translate »